Lidhje

Sekretari Kerry në Evropë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry fillon sot një mision diplomatik katër ditor në Evropë, ku do të takohet me zyrtarë nga disa vende dhe do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë kundër korrupsionit.

Në takimin që mbahet të enjten dhe që drejtohet nga Kryeministri britanik David Cameron, marrin pjesë mes të tjerësh edhe krerët e shteteve nga Afganistani, Kolumbia dhe Nigeria.

Takimi ka në qendër përpjekjet kundër korrupsionit global dhe mbahet vetëm disa javë pasi emri i zotit Cameron u shfaq në Dokumentat e Panamasë, pasi ai ka një pjesë parash në një llogari të hapur nga i ati në parajsa financiare. Udhëheqësi britanik thotë se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

XS
SM
MD
LG