Lidhje

Dokumentet e Panamasë


Skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentat e Panamasë, hyn të hënën në një fazë të re sot kur Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë të publikojë një dosje të dhënash ku mund të zhvillohen kërkime. Në këtë dosje me informacione mund të dalin detaje për rreth 200 mijë subjekte dhe individë nga më shumë se 200 vende të botës dhe territore të lidhura me llogaritë e fshehta bankare.

Dokumentet e Panamasë, llogariten në rreth 11.5 milion dosje që i përkasin firmës ligjore Mossack Fonseca. Dokumentat prej thuajse 40 vjetësh, tregojnë se si firma ka ndihmuar njerëz të pasur të krijojnë firma për të fshehur pasuritë apo evituar taksat dhe sanksionet.

Çfarë janë parajsat fiskale?

Regjistrimi dhe funksionimi i një kompanie ose idividi jashtë kufirit kombëtar. Marrëveshja është bërë shpesh me qëllimin të përfitimeve financiare, ligjore dhe tatimore.

Një kompani e inkorporuar me qëllim të operimit jashtë vendit ku është regjistruar, që njihet gjithashtu si një kompani guackë. Individët apo kompanitë shpesh përdorin “kompani fantazëm” për të fshehur pronësinë ose informacione të tjera rreth burimit të fondeve për kompaninë e përfshirë.

Përdoruesit legjitimë të llogarive në Parajsat Fiskale

Ideja e parajsës fiskale për të menjanuar taksat, një vend që ofron taksa të ulëta dhe privaci të lartë, nuk është e paligjshme. Një kompani mund të vendoset në një vend të tillë me qëllim të përfitimit nga taksat e ulëta, si dhe për veprime legjitime si financimet e biznesit, bashkimin apo bljerjen e kompanive apo planifikimin e pasurive dhe taksave.

Përdorimet e paligjshme

Është e paligjshme për një individ apo kompani që të shmangë raportimin e të ardhurave nga llogaritë në vende të huaja nëse autoriteti kombëtar i taksimit u kërkon atyre raportimin e tyre, ose një institucion financiar “offshore” përdoret për të maskuar burimet e fondeve apo pronësinë ose për pastrim parashë apo evazion fiskal.

Shmangia e taksave përballë evazionit fiskal

Menjanimi i taksave i mundëson një individi apo biznesi që të zvogëlojë shumën e tatimit mbi të ardhurat të përcaktuar me ligj duke pretenduar për zbritje të lejueshme dhe përfitime. Evazioni fiskal është i paligjshëm sepse i mundëson një individi apo biznesi që të menjanojë qellimisht pagimin e taksave.

Mossack Fonseca konsiderohet si një prej ofruesve më të mëdhenj në botë të shërbimeve në parajsat fiskale. Prej kompanive në dokumentacionin e firmës ligjore, një në dy janë në Ishujt Britanik Virgin, duke e bërë atë vendin numër një për fshehjen e taksave.

Cilat emra të njohur përmenden në dokumente?

Mes pronarëve të kompanive të regjistrauara në Parajsa Fiskalepërfshihen 140 politikanë, përfshi 12 udhëheqës politikë aktualë dhe të shkuar; miliarderë; yje të sportit; trafikantë droge; mafiozë si dhe të paktën 33 kompani dhe individë në listën e zezë të qeverisë amerikane.

Firma ligjore Mossack Fonseca thotë se nuk ka bërë gabime dhe se nuk është burimi i rrjedhjes së dokumenteve. Deri tani, burimi i informacionit nuk ka treguar identitetin apo gjininë. Ishte gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung që u kontaktua më shumë se një vit më parë me dokumentet e enkriptuara nga Mossack Fonseca. Gazeta gjermane dhe ICIJ bashkuan forcat për të analizuar dokementet në fjalë. Afro 400 gazetarë prej më shumë se 100 organizatash mediatike në 80 vende kanë marrë pjesë në studimin e dokumenteve.

Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, vëndosi të japë dorëheqjen pasi dokumentet në fjalë tregonin se gruaja e tij zotëronte një kompani në parajsën fiskale që i kishte borxhe bankave të dështuara në Islandë. Kryeministri britanik David Cameron është kritikuar lidhur me investimet në të shkuarën në një llogari “offshore” të krijuar nga i ati i tij kur ishte gjallë. Ai ka pranuar se ka përfituar nga fondi në parajsën fiskale por ka hedhur poshtë se ka bërë ndonjë gabim.

Kryeministi pakistanez Nawaz Sharif nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë gabim ai apo djemtë e tij ndërsa dokumentet tregonin se fëmijët e tij ishin në pronësi të disa kompanive. Presidenti rus Vladimir Putin po ashtu ka mohuar akuzat për korrupsion mes bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke thënë se “Dokumentet e Panamasë janë pjesë e fushatës së Perëndimit për të minuar Rusinë”. Dokumentet sugjerojnë se trasaksione rreth 2 miliard dollarëshe ishin fshehur nëpër banka dhe kompani të fshehta nga bashkëpunëtorët e Putinit.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko po ashtu ka mbrojtur përdorimin e një llogarie në parajsa fiskale. Në dokumente gjenden po ashtu edhe 10 fugura të rëndësishme politike të Kinës që nga presidenti Xi Jinping.

XS
SM
MD
LG