Lidhje

Europol: 17 të arrestuar në një rrjet shqiptaro-grek trafikantësh të drogave


shqiperi droge
shqiperi droge

Sipas Europolit, organizata europiane e zbatimit të ligjit, 17 persona, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike u arrestuan më 9 maj, në një operacion të bashkërenduar të drejtuar nga Greqia dhe me mbështetjen e Belgjikës dhe Europolit.

Mes të arrestuarve janë 11 grekë dhe 6 shqiptarë. Sipas Europolit, rrjeti i trafikantëve me bazë në Greqi, mendohet të ketë fituar miliona Euro nga trafkimi i drogës në shtetet evropiane.

Europoli, përmes një njoftimi për shtyp, thotë se sasi të mëdha marijuane dhe kokaine transportoheshin nga kompani të transportit rrugor me bazë në Bullgari dhe Austri.

Sipas autoriteteve greke, shtetasi shqiptar Klement Balili, Drejtor i Transporteve në Sarandë, mendohet të jetë një prej krerëve të këtij rrjeti,.

“Për transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha me rrugë tokësore me kamionë të mëdhenj dhe nga deti me skafe”,

thuhej në një dokument të policisë greke, që u bë publik në Shqipëri nga rrjeti i gazetarisë investigative BIRN.

Në ditën e aksionit, një operacion i gjerë policor u zhvilluar në Belgjike dhe Greqi. Nga kërkimet në banesa, u sekuestruan 689 kg marijuanë në Greqi dhe 96.5 kg hashash në Belgjikë. Sipas Europolit 15 persona u arrestuan në Greqi dhe 2 në Belgjikë.

Hetimi është në vijim dhe priten arrestime të tjera sipas organizatës policore evropiane.

XS
SM
MD
LG