Lidhje

Emigrantët në Evropë


Migrants and refugees who were camped in Idomeni walk through fields in their attempt to cross the Greek-Macedonian border near the village of Evzoni, May 12, 2016.

Migrants and refugees who were camped in Idomeni walk through fields in their attempt to cross the Greek-Macedonian border near the village of Evzoni, May 12, 2016.

Shpëtimi i mbi 800 imigrantëve në brigjet e Siçilisë në dy ditët e fundit është simbolikë e një strategjie të re të përdorur nga njerëzit e dëshpëruar, por edhe të vendosur për t’u larguar nga vendet e tyre të shkatërruara nga konfliktet dhe për të hyrë në Europë.

Një anije e rojes bregdetare italiane mbërriti sot në portin siçilian të Augustës, me 340 imigrantë, të cilët u shpëtuan në Detin Mesdhe, shumica e tyre nga Siria dhe Iraku. Ata ishin pasagjerët e njërës prej dy anijeve që u dalluan në brigjet në perëndim të Siçilisë; roja bregdetare tha se nga anija e dytë u shpëtuan 515 refugjatë të tjerë.

Grupe ndërkombëtare të refugjatëve thonë se ky është grupi më i madh i refugjatëve sirianë që ka mbërritur këtë vit në Itali dhe se ka sinjale të një ndryshimi në taktikat e refugjatëve, të cilët tani nuk janë më në gjendje të hyjnë përmes Turqisë.

Ankarja arriti në mars një marrëveshje me Bashkimin Europian, sipas së cilës, do t’i merrte mbrapsht të gjithë imigrantët që zbresin në Greqi, në përpjekje për të ndalur fluksin e imigrantëve që hynë në Europë vitin e kaluar, mbi 1 milionë vetë. Kjo është cilësuar si kriza më e madhe e imigrantëve, që pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG