Lidhje

Sarandë, marijuanë afër piramidave të kufrit me Greqinë

  • Raimond Kola

Policia thotë se ka asgjësuar sot mbi 20 mijë rrënjë marijuanë në një zonë buzë kufirit me Greqinë në rrethin e Sarandës . Policia tha se nuk ka mundur që të arrestojnë pronarët e kësaj sasie të madhe lëndësh narkotike dhe nuk ka dhënë hollësi për hetimet.

Sipas burimeve policore bimët e marijuanës ishin mbjellë në zonën e Karroqit, përballë “Piramidës 51”, të kufirit shqiptaro grek.Policia tha se 15.000 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, ndërsa 5.000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.

Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.Një ditë më parë në afërsi të fshatit Karroq policia shkatërroi edhe 10 mijë bimë të tjera marijuane.Policia nuk ka dhënë hollësi nëse ky aktivitet lidhet me grupe kriminale apo banorë të zonës.Mijëra bimë kanë nisur të zbulohen në zonat në Jug të Shqipërisë ndërkohë që policisë do ti duhen energji të mëdha dhe forca të shumta policore në terren për të përballuar këtë ritëm kultivimi që po shfaqet.

Aktualisht, sipas ekspertëve të antidrogës, përmasat e kultivimit nuk janë të lexueshme qartë pasi marijuana është e mbjellë në kubikë të vegjël që fshihen lehtësisht në sipërfaqe të vogla, por nëse bimetdo të arrihet të mbillen në sipërfaqe toke ,vatrat pritet të jenë të mëdha dhe beteja me marijuanën pritet të jetë një sfidë e vërtetë për policinë dhe njësitë vendore.

Përveç kryetarit të Bashkisë së Mallakastërs asnjë nga administratorët vendorë nuk është përfshirë deri tani në operacione kundër kultivuesve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG