Lidhje

50 vjetori i revolucionit kulturor kinez


Pesëdhjetë vjet më parë, Partia Komuniste kineze e futi vendin në një Revolucion Kulturor, që ajo tha se do të sillte një shoqëri më të drejtë, por që në të vërtetë solli një katastrofë ekonomike dhe sociale.

Ky përvjetor është përcjellë me një heshtje thuajse të plotë nga mediat shtetërore të Kinës.

Më 16 maj 1966, Kryetari i Partisë Komuniste Kineze, Mao Cedun, filloi një fushatë për spastrimin e disa zyrtarëve të lartë të partisë dhe shpalli një program që, sipas tij do t’i kthente klasës punëtore pushtetin e uzurpuar nga borgjezia.

Ajo që pasoi nuk ishte utopia komuniste e planifikuar nga Maoja, pornjë periudhë dhune brutale dhe vështirësish ekonomike që çoi në përndjekjen dhe vdekjen e miliona njerëzve.

XS
SM
MD
LG