Lidhje

USAID ndihmon sektorin e drejtësisë në Shqipëri


Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, prezantoi në Tiranë një projekt prej 9 milion dollarësh për sektorin e drejtësisë në Shqipëri. Ndihmës Administratori i USAID-it për Europën dhe Euroazinë, Thomas Melia, theksoi angazhimin e plotë të Qeverisë amerikane për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek gjyqësori. USAID-i do t’i ofrojë mbështetje edhe organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi. Zoti Melia u bëri thirrje udhëheqësve në Shqipëri të bëjnë hapa përpara në miratimin e reformës në drejtësi, duke i quajtur jetike ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të propozuara. Ai tha se vonesat dëmtojnë zhvillimin e vendit. Zoti Melia e quajti shumë të rëndësishme shoqërinë civile dhe median, që çdo proces reformash të fitojë legjitimitet para publikut dhe qëndrueshmëri.

XS
SM
MD
LG