Lidhje

El Chapo do të ekstradohet në SHBA


Meksika ka hapur dritën jeshile për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të trafikantit të fuqishëm të drogës, El Chapo, për t’u përballur me akuzat për trafik droge, vrasje dhe pastrim parashë.

Avokati i Joaquin Guzman, thotë se po ekipi i tij po plotëson kërkesat ligjore për të bllokuar ekstradimin.

“Është diçka që e kemi pritur për këtë rast. Duhet të jetë e qartë se aktualisht nuk mund të ketë një ekstradim të përshpejtuar. Janë disa procese ligjore të cilat duhen trajtuar fillimisht”, tha avokati Juan Pablo Badillo që po mbron El Chapon.

Kapoja i drogës aktualisht gjendet në burgun Cuidad Juarez pranë kufirit me Teksasisn. Ai u arratis dy herë nga burgje të sigurisë së lartë në Meksikë, përfshi një rast ku ai kaloi përmes një tuneli të gërmuar poshtë qelisë së tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG