Lidhje

Ende i panjohur shkaku i rrëzimit të avionit egjiptian


Mideast Egypt Plane

Mideast Egypt Plane

Të dhënat tregojnë se pak minuta përpara se avioni egjiptian me numër fluturimi 804 të rrëzohej në Detin Mesdhe, sinjalizatorët e tymit dhanë alarmin në kabinën e pilotit, sipas ekspertëve që merren me hetimin e ngjarjes.

Rreth një minutë më vonë, një tjetër sinjalizator dha alarmin për tym në avion. Më pas, pati një sinjal të tretë alarmi për zjarr ose tym pranë pjesës ku ndodhen aparaturat elektronike të avionit.

Autoritetet ushtarake egjiptiane publikuan fotografi të mbetjeve të avionit, duke përfshirë një çantë, një jelek shpëtimi dhe pjesë ku duken fjalët Egyptair.

Informacionit e fundit ende nuk japin përgjigje për atë që mund të ketë ndodhur, ndërsa ekipet e kërkimit kanë vazhduar punën për gjetjen e pjesëve të tjera.

Regjistruesit e fluturimit, të ashtuquajturat kuti të zeza, ende nuk janë gjetur në vendin e rrëzimit në Mesdhe, rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, përpara se hetuesit të jetë në gjendje të ndërtojnë një skenar të besueshëm.

XS
SM
MD
LG