Lidhje

Trump dhe Clinton përplasen për armët


Kandidati i vetëm republikan për president, Donald Trump, ka shtuar sulmet ndaj zonjës Hillary Clinton, në lidhje me të drejtën e mbajtjes së armëve. Zoti Trump i bëri komentet gjatë takimit të Shoqatës Kombëtare të Armëve, e cila mbështet tashmë kandidaturën e tij për president. Ndërsa zonja Clinton, që mbështet kontrollin ndaj armëve, u takua me prindër të fëmijëve të vrarë nga armët.

“Hillary kërkon të çarmatosë amerikanët që banojnë në lagje me kriminalitet të lartë. Ajo kërkon të jetë e pambrojtur një nënë në Florida apo një gjyshe në Ohio; të mos kenë asnjë shans për mbijetesë," tha zoti Trump të premten.

Zonja Clinton thotë se ajo e mbështet amendamentin e dytë, por se duhen masa të shtuara sigurie për të mos lejuar që armët të bien në duart e gabuara, përfshirë kontrollin e imtë të historikut penal të personit, si dhe ndalimin e armëve luftarake të sulmit.

Pjesëmarrja e të dy kandidatëve, Trump dhe Clinton, në aktivitete për të drejtën e mbajtjes së armëve, e ka rikthyer në këtë tematikë në një çështje kryesore për zgjedhjet e nëntorit.

XS
SM
MD
LG