Lidhje

Siri, qindra të vdekur nga shpërthimet


Sipas televizionit shtetëror sirian dhe organizatës Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut, një seri shpërthimesh me bombë sot në dy qytete bregdetare siriane lanë të paktën 100 të vdekur dhe dhjetra të plagosur so

Katër bomba, përfshi të paktën një sulm vetvrasës, shpërthyen në Jableh, një bastion i qeverisë përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA tha se tre raketa u hodhën në Jableh, duke goditur një stacion autobuzi pranë hyrjes së qytetit. Të paktën 53 njerëz u vranë në atë sulm, tha organizata Vëzhguesit Sirianë.

Tre bomba të tjera, të paktën një prej të cilave ishte një sulm vetvrasës, goditi qytetin Tartus, rreth 60 kilometra në jug të qytetit Jableh, në atë që kreu i organizatës Vëzhguesit Sirianë, Rami Abdel Rahman e quajti një sulm të “paprecedentë”.

XS
SM
MD
LG