Lidhje

Një polic i Baltimorës shpallet i pafajshëm për vdekjen e Freddie Gray-it


Baltimore Police Death

Baltimore Police Death

Një polic në Baltimore u shpall i pafajshëm për akuzat që kanë të bëjnë me vdekjen e Freddie Gray, një të riu afrikano-amerikan i cili vdiq vitin e kaluar pasi pësoi dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore ndërsa ndodhej në një furgon të policisë.

Polici Edward Nero u përball me akuza për sulm të shkallës së dytë, dhunë të tepruar dhe shpërdorim detyre.

Ai u lirua të hënën nga akuzat pas një gjykimi që ai vetë e kishte kërkuar. Nero mund të dënohej me deri në 10 vjet burg, nëse gjendej fajtor.

Prokurorët thonë se oficeri 30-vjeçar në mënyrë të paligjshme kishte arrestuar Gray-n, 25 vjeç, më 12 prill 2015, pa shkak të mundshëm dhe nuk arriti ta siguronte atë me rripin e sigurisë në furgon.

Por avokati argumentoi se Nero nuk e kishte bërë arrestimin dhe se ishte përgjegjësia e shoferit që Gray të lidhej me rripin e sigurisë.

Gray u lidh me pranga në duar dhe këmbë, por jo në ndenjësen e furgonit. Kjo mendohej se shkaktoi përplasjen e trupit të tij në anën furgonit, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore dhe duke e lënë pa ndjenja

Gray vdiq më 19 prill, 2015. Vdekja e tij çoi në trazira në lagjet zezake në Baltimore me protestuesit që marshonin kundër keqtrajtimit policor ndaj të rinjve afrikano-amerikanë.

Bashkia e qyteti ra dakord në shtator për t’i paguar familjes G ray 6,4 milionë dollarë.

Pesë oficerë të tjerë po përballen me akuza. Tre prej tyre janë zezakë. Dy të tjerët janë të bardhë. Nero është i bardhë.

Nero ishte oficeri i dytë që doli në gjyq lidhur me këtë rast. Polici William Porter, i cili është afrikano-amerikan, pret një gjykim të dytë pasi i pari përfundoi pa ndonjë vendim nga juria.

Shoferi i furgonit, polici Cezari Goodson, përballet me akuzën më të rëndë të shkallës së dytë për vrasjen pasi refuzoi për ta dërguar Grayn në spital dhe ndaloi për të marrë një tjetër të burgosur. Goodson është gjithashtu afrikano-amerikan.

XS
SM
MD
LG