Lidhje

Protestat në Francë


france strike

france strike

Presidenti francez Francois Hollande paralajmëroi sot protestuesit që kundërshtojnë reformat se nuk do t’i lejonte të paralizonin ekonominë, pas ditësh demonstratash dhe grevash në rrugë, transport publik dhe pika furnizimi me karburant.

Sot policia e ndërhyrjes së shpejtë largoi protestuesit që kishin bllokuar qasjen në një depo të madhe furnizimi me karburant pranë një rafinerie nafte në perëndim të Francës. Ky operacion pason ndërhyrje të tjera të ngjashme në depo të tjera që synojnë lehtësimin e mungesave të karburantit shkaktuar nga protestuesit që po kundërshtojnë reformat në ligjin e punës.

Sindikata e punës CGT po udhëheq protestat, duke kërkuar tërheqjen e projekt-reformës që do t’ua bënte më të lehtë punëdhënësve të pushonin nga puna punonjësit në kohë të vështira ekonomike.

Protestat dhe grevat rrezikojnë të shkaktojnë probleme edhe për Kampionatin Evropian të Futbollit në qershor.

XS
SM
MD
LG