Lidhje

Përjashtimi i Berishës, opozita sërish bojkot


Demokratët vendosën të qëndrojnë jashtë parlamentit gjatë gjithë kohëzgjatjes së masës disiplinore ndaj ish kryeministrit Sali Berisha

Në Shqipëri, opozita vendosi sot të bojkotojë sërish parlamentin në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë mbrëmë për përjashtimin 10 ditë të ish kryeministrit Sali Berisha. Vendimi u njoftua nga kreu I grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, sipas të cilit bojkoti do të jetë "për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënonhen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim", u shpreh kreu i grupit demokrat.

Sipas zotit Paloka, vendimi i shumicës “është një përpjekje jo thjeshtë për t’i mbyllur gojën por duket se duan t’i mbyllin çdo derë opozitës. Përjashtimi i zotit Berisha për herë të dytë për shkak të sulmeve verbale dhe fjalorit të përdorur ndaj kryeministrit Rama, vjen ndërsa drejtuesit e dy forcave kryesore politike ranë dakort për t’u takuar me njëri tjetrin. Mbetet për t’u parë nëse ky zhvillim do të ndikojë apo jo, në organizimin e takimit të pritshëm. Në një deklaratë të tij kryetari demokrat Lulzim Basha theksoi se “duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe përshpejtojnë rënien e tyre të pashmangshme”, u shpreh zoti Basha

Trego komentet

XS
SM
MD
LG