Lidhje

Kosovë: Papunësia, varfëria dhe korrupsioni problemet më të mëdha

  • Leonat Shehu

Në një raport të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot në Prishtinë, thuhet se 78 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se kushtet socio-ekonomike janë problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova. Qytetarët e anketuar kanë radhitur papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin si problemet kryesore, ndërsa shumica janë shprehur të pakënaqur me asociacionin e komunave me shumice serbe, por edhe me veprimet e opozitës në parlamentin e Kosovës dhe gjatë protestave në rrugë.

XS
SM
MD
LG