Lidhje

Të hënën takimi Rama-Basha


Palët kanë rënë dakort në parim për t’u ulur së bashku. Bisedimet në Pallatin e Brigadave

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulëzim Basha pritet të takohen pasditen e së hënës së ardhshme për të diskutuar rreth reformës në Drejtësi dhe asaj zgjedhore

Palët shkëmbyen komunikime mes tyre javën e shkuar pasi kryeministri Rama ju drejtua zyrtarisht me ftesën për takim kreut të opozitës, që në fundjavë. Ky i fundit ju përgjigj pozitivisht, duke shpejguar se takimi ishte i pamundur në datën e propozuar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit, dhe se ishte i gatshëm në çdo moment tjetër.

Palët duket se kanë rënë dakort në parim që takimi të zhvillohet, në një “mjedis neutral” në Pallatin e Brigadave, dhe jo në selinë e kryeministrisë sic kishte propozuar fillimisht zoti Rama. Nga Partia demokratike saktësojnë se mbeten megjithatë për t’u saktësuar modalitetitet e takimit, formati dhe temat e diskutimit.

Kryeministri Rama ka propozuar që përvec reformës në Drejtësi të diskutohet dhe për atë zgjedhore, të cilën opozita e konsideron të një interesi të veçantë. Për këtë arsye zoti Rama ka deklaruar se do të shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, dhe bashkëkryetari i Reformës elektorale, duke u shprehur i hapur dhe për tema të tjera.

XS
SM
MD
LG