Lidhje

Papa Françesku: neglizhuesit do të shkarkohen


Papa Françesku dekretoi se peshkopët katolikë që janë treguar neglizhentë ndaj priftërinjve të akuzuar për abuzim fëmijësh mund të shkarkohen nga detyra.

Ligji i ri i Vatikanit i dekretuar sot nga Papa vjen me sa duket si përgjigje ndaj kërkesës së hershme të veprimtarëve katolikë në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë denoncuar atë që e shohin si dështim të kishës për të marrë masa kundër priftërinjve pedofilë.

Dekreti papal bën të qartë se, edhe peshkopët që nuk janë akuzuar personalisht për abuzim me fëmijët, mund të hiqen nga postet, nëse nuk i kanë mbrojtur kongregacionet e tyre nga priftërinjtë abuzues.

XS
SM
MD
LG