Lidhje

Rusia, Britania dhe BE-ja


Ndërkohë që po afrohet data 23 qershor kur Britania do të votojë nëse do të largohet nga Bashkimi Evropian, Rusia radhitet ndër të paktat vende në Evropë që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja.

Analistët politikë thonë se Kremlini shpreson në një dobësim të BE-së përballë një Rusie më aktive.

Ndërsa baret në Britani gumëzhijnë prej debatit nëse duhet të largohen apo jo nga BE-ja, shumica në Rusi mbështesin largimin e Britanisë, të mbiquajtur Brexit.

“Mendoj se Anglia është një vend kaq i spikatur saqë nuk ia ka nevojën Bashkimit Evropian, pasi janë tashmë të distancuar prej kësaj qeverisjeje të unionit. Mendoj se do t’ja dilnin mbanë mrekullisht jashtë BE-së," thotë Marina Karpova, folëse lajmesh.

Rusët përsërisin propagandën e Kremlinit, që thotë se cilidoqoftë vendimi i Britanisë, ajo gjithsesi do të synojë dobësimin e Rusisë.

“Edhe nëse shkëputet formalisht nga BE-ja, lidhja do të mbetet e fortë. Do të vazhdojë të bëjë ç’është e mundur për të dobësuar Rusinë," thotë Nadjezhda Stepanova, menazhere.

Kremlini ka mbjellur ndjenja anti-BE, ndërsa po flirton me politikanët pro-rusë në Evropë.

Sipas Alexander Baunov në Qendrën Carnegie të Moskës...

“Më pak armiqësore do të nënkuptonte mbylljen e njërit sy ndaj ambicieve të Rusisë, si integrimi me Rusinë i hapësirës ish-sovjetike.”

Një Brexit do t’i hiqte Bashkimit Evropian një ndër kundërshtaret më të fuqishme të influencës ruse në Evropë, thotë analisti Peter Kreko.

“Pra, është një dizintegrim dhe destabilizim i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Britania e Madhe është një ndër kritikueset më të ashpra të Rusisë së Vladimir Putinit.”

Një Bashkim Evropian pa Britaninë do të lëkundej për sanksionet ndaj Rusisë dhe do të ushqente më tej ambiciet e zotit Putin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG