Lidhje

Carter: Kina rrezikon vetizolim


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter tha sot se Kina do të ngrinte një mur të madh vetizolimi nëse vazhdon militarizimin provokues të disa ishujve të vegjël në Detin e Kinës Jugore.

Zoti Carter i bëri komentet përpara ministrave aziatikë të mbrojtjes, analistëve të sigurisë dhe studiuesve që marrin pjesë në dialogun Shangri-La në Singapor. Ai tha se ekziston shqetësim në rritje rreth veprimeve të Kinës në këta ujëra strategjikë dhe zona të tjera.

Shqetësime kanë ngjallur sidomos hamendjet se Kina mund të ndërmarrë punime në një cektinë rreth 200 kilometra në perëndim të Gjirit Subik, për të cilën kanë pretendime edhe Filipinet.

Zoti Carter tha se një veprim i tillë i Kinës do të shkaktonte reagime të menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

XS
SM
MD
LG