Lidhje

72 vjet nga zbarkimi i aleatëve në Normandi


Sot shënohet 72-vjetori i ditës së zbarkimit të aleatëve në brigjet franceze, që ndihmoi drejt mundjes së nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Rreth 160 mijë trupa aleate u parashutuan dhe zbarkuan në brigjet e Normandisë më 6 qershor 1944, gjatë operacionit më të madh të mësymjes detare në histori. Megjithëse brenda asaj dite u vranë rreth 4500 prej tyre, operacioni çoi drejt fitores së aleatëve në mbarë Evropën.

Mbi 5 mijë anije dhe 13 mijë aeroplanë mbështetën zbarkimin, që filloi pak pas mesnate me parashutimin e njësive të divizioneve 101 dhe 82. Në agim, mijëra trupa aleate zbarkuan nga deti dhe u përballën me vijën e ashpër të zjarrit gjerman.

Komandanti i atëhershëm suprem i forcave aleate, gjenerali amerikan Eisenhower u shpreh në atë kohë se në operacionin në fjalë “nuk do të pranohej asgjë tjetër përveç fitores”.

XS
SM
MD
LG