Lidhje

Procesi i zgjedhjeve paraprake në SHBA


Zgjedhjet paraprake në Shteteve të Bashkuara po i afrohen fundit, ndërkohë që udhëheqësit e partisë demokrate dhe asaj republikane po bëjnë përgatitjet për kuvendet e partive të tyre ku përfundimisht do të zgjidhen kandidatët presidencialë. Në vazhdim do të shpjegojmë procesin e ndërlikuar të zgjedhjeve paraprake në Shtetet e Bashkuara.

Në një vend demokratik, zakonisht janë votuesit që duhet të vendosin për një kandidat presidencial. Por në zgjedhjet paraprake presidenciale amerikane procesi funksionon ndryshe.Janë delegatët, jo votuesit, ata që teknikisht përcaktojnë kandidatin e secilës parti të madhe politike.

Pra, nëse delegatët zgjedhin kandidatët, atëherë kush i zgjedh delegatët? Kjo është e ndërlikuar pasi shtetet kanë rregulla të ndryshme. Në disa shtete, si Merilendi, votuesit zgjedhin drejtpërdrejt delegatët me votim, së bashku me kandidatin presidencial.

Në shtete si Kalifornia, kandidatët përzgjedhin me kujdes delegatët e tyre të preferuar.Në shtetet e tjera, si Kansasi, delegatët zgjidhen përmes një kongresi të partisë ose nga udhëheqësit e partisë.

Delegatët pastaj marrin pjesë në kuvendet kombëtare të partive të tyre, ku ata vendosin për kandidatin presidencial.

Delegatët duhet t’u përmbahen disa rregullave gjatë votimit në kuvendin e partive përkatëse.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG