Lidhje

Përgatitjet për funeralin e Muhammad Ali


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë, do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në funeralin e legjendës amerikane të boksit, Muhamed Ali gjatë kësaj jave, tha një zëdhënës i familjes së ish boksierit. Funerali publik do të mbahet të premten në qytetin Luisville të Kentakit.

"Çdo gjë që ne jemi duke bërë është kërkuar dhe miratuar nga Muhammad Ali. Pra, ai donte që shërbimi përkujtimor të pasqyronte jetën e tij, mënyrën si ka jetuar dhe ai donte që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë. Ai ishte kampion i njerëzve dhe donte që shërbimi përkujtimor ta pasqyronte këtë", tha Bob Gunnell, zëdhënës i familjes Ali.

Bob Gunnell tha se shumë aspekte të varrimit ishin të planifikuara nga vetë Muhammad Ali para vdekjes së tij të premten e kaluar në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e parkinsonit.

Një funeral publik do të mbahet të premten në Louisville të Kentakit, qytetin e lindjes së ish-boksierit. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, një mik i vjetër i Muhammad Aliut, pritet të mbajë eulogjinë në funeral.

Në ceremoni do të flasë edhe komediani Billy Crystal dhe vajza e Muhammad Aliut, Maryum. Dalai Lama u ftua por shprehu keqardhje për pamundësinë e pjesëmarrjes në funeral.

Zëdhënësi i falmiljes Ali, Bob Gunnell tha se Muhammad Ali kishte kërkuar që udhëheqës të shumë besimeve të merrnin pjesë në funeralin publik.

XS
SM
MD
LG