Lidhje

Drejtësia, opozita: Varianti ynë ai i ndërkombëtarëve


Mblidhet grupi parlamentar demokrat pas dështimit të takimit Rama-Basha. Paralajmërim deputetëve: Rrjedhja e votave pro Reformës do çojë në djegien e mandateve

Një ditë pas dështimit të takimit me kryeministrin Edi Rama për Reformën në Drejtësi opozita këmbëngul se ajo ka mbrijtur një variant të propozuar nga ndërkombëtarët

“Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t'i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë”, deklaroi në përfundim të mbledhjes ish kryeministri Sali Berisha.

Edhe brenda takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se nuk kanë munguar kritikat ndaj disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha citohet të ketë thënë se nëse do të jetë e nevojshme do të publikohen edhe shkëmbimet e email-eve.

Në mbledhje mësohet të ketë zënë vend kryesor edhe qëndrimi i demokratëve, veçanërisht pas deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Rama se projekti i Reformës do të shkojë menjëherë në parlament për t’u votuar, Kryetari Basha ka paralajmëruar se nëse do të ketë rrjedhje nga radhët e deputetëve të tij atëherë Partia demokratike do të mund të marrë edhe vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG