Lidhje

Mirditë, policia zbulon bimë narkotike


Policia shqiptare thotë se ka zbuluar dhe asgjësuar një sasi të madhe bimësh narkotike në zonën malore të rrethit të Mirditës. Sipas komisariatit të policisë së Mirditës, gjatë operacionit të koduar “Lëndina e Punuar” forcat e rendit asgjësuan 4 mijë rrënjë të bimës narkotike Cannabis Sativa në vendin e quajtur “Qafmulli”, të njësisë administrative Selitë, në rrethin e Mirditës.

Policia thotë se ka arrestuar tre persona që dyshohen për kultivim e bimëve narkotike si dhe ka sekuestruar armë zjarri.

Ky është operacioni i dytë i rëndësishëm në veri të Shqipërisë pas atij të tre ditëve më parë në rrethin e Pukës, ku u asgjësuan një sasi prej 8 mijë rrënjë bimë narkotike, çfarë dëshmon edhe përhapjen e gjërë, këtë vit, të bimëve narkotike në zonënveriore të vendit.

XS
SM
MD
LG