Lidhje

Afganistan, militantët e Shtetit Islamik sulmojnë një stacion policie


Zyrtarët afganë thonë se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë të paktën gjashtë forca të sigurisë, përfshi shefin e policisë së distriktit, gjatë një sulmi në orët r para të mëngjesit në Afganistan.

Sulmi ndaj zyrave qendrore të policisë në distriktin Haska Mena në provincën Nangarhar që kufizohet me Pakistain, shkaktoi luftime disa orëshe ku u vranë 15 militantë Daesh dhe u plagosën disa të tjerë, tha një zëdhënës i qeverisë provinciale.

Mbërritja në kohë e përforcimeve i mundësoi forcat afgane që të zbrapsin sulmin, tha zëdhënësi Attaullah Khogyani, ndërsa u plagosën të paktën gjashtë policë.Por media lokale dhe banorët thonë se të paktën 11 punonjës të sigurisë u plagosën dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftohet se militantët e armatosur rëndë arritën të futen në zyrat qendrore të policisë në një sulm surprisë para se të detyroheshin të zbrapsen.Në distriktin fqinj, Rodat, një paisje e improvizuar e vënë në një xhami shpërtheu gjatë lutjeve të së premtes, duke vrarë të paktën katër besimtarë dhe plagosur më shumë se 70 të tjerë.

XS
SM
MD
LG