Lidhje

Trump kritikon republikanët dhe demokratët, ashpërson gjuhën


Në garën për Shtëpinë e Bardhë, kandidati republikan Donald Trump përdori të shtunën një gjuhë të ashpër ndaj demokratëve dhe republikanëve gjatë tubimeve në Pitsburg të Pensilvanisë dhe Tampa të Floridës.

“Dua të shoh udhëheqjen republikane të jetë shumë e fuqishme, shumë e mençur dhe tërheqëse”, tha Trump para një turme prej 2 mijë vetash në Aeroportin Ndërkombëtar të Pitsburgut. Ky ishte një paralajmërim për udhëheqjen republikane, ndërsa kjo parti rrezikon të humbasë vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Unë do të fitoj, tha Trump, por shumë njerëz të tjerë nuk do ja arrijnë.

Në Tampa, ku Trump përqafoi një flamur amerikan për të treguar dashurinë për vendin, kandidatja demokrate Hillary Clinton u gjend nën sulmin e zakonshëm lidhur me përdorimin e emailit privat në kohën kur sherbente si Sekretare Shteti. Trump e quajti atë “Hillary Mashtruese”. Akuzat nuk munguan as ndaj ish kandidatit republikan për president, Mitt Romney i cili ka refuzuar të mbështesë kandidaturën e zotit Trump.

Ndërkohë, anketat tregojnë se mbështetja ndaj Trump sa vjen e po bie. Anketa nga Real Clear Politic’s tregon se zonja Clinton ka një epërsi prej 3.8 përqind ndaj zotit Trump. Anketat nga Fox News e vënë zonjë Clinton në një avantazh prej 3 përqindësh ndërsa Reuters i jep asaj 8 përqind avantazh.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG