Lidhje

Ndalohet Drejtori i Tatimeve në Shkodër


Pas urdhrit te Prokurorisë së Shkodrës policia ka ndaluar sot Drejtorin Rajonal të Tatimeve ne Shkodër, Hysen Hysaj, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Organi i akuzes, pas hetimeve te kryera, ka ngritur dyshimin se drejtori Hysaj i ka rimbursuar ne menyre te jashtligjshme nje subjekti tregtar, te afërm me te, vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 10 milion lekë të reja.

Sipas njoftimit te prokurorise, nga hetimet rezulton se shtetasi Hysaj, ka kredituar ne menyre te jashteligjeshme vleren e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, mbi 10 milion leke te reja per subjektin tregtar "H..." shpk që ka si administrator nipin e tij.

Sipas prokurorise, subjekti "H..." kishte humbur te drejten e rimbursimit te TVSh. Po sipas ketij burimi, nga administrata tatimore e drejtuar nga zoti Hysaj nuk eshte kryer asnje verifikim dhe nuk eshte ushtruar asnje kontroll mbi aktivitetin e ketij subjekti.

XS
SM
MD
LG