Lidhje

Islamizmi dhe Islami


Masakra e 49 njerëzve në një klub nate me homoseksualë në Orlando të Floridës, shkaktoi një luftë fjalësh nse si duhej cilësuar.

Kandidati republikan për President, Donald Trump, menjëherë shfrytëzoi prejardhjen etnike të vrasësit, duke e cilësuar atë në mënyrë të gabuar “afgan” dhe duke e cilësuar veprimin e tij si një akt “terrorizmi të islamizmit radikal”.

Në fillim të javës zoti Trump u tall me rivalët e tij, kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe Presidentin Barack Obama, që nuk përdorën termat e duhura. Zoti Obama dha argumentet e tij kundër përdorimit të etiketimeve. Zonja Clinton tha se nuk do të shmangte përdorimin e termit “islamizmi radikal” në këtë rast.

Përse janë të rëndësishme fjalët?

Le të përpiqemi të shpjegojmë fjalët.

Fjala “islam” është term i drejtëpërdrejtë që i referohet besimit fetar të

1.6 miliardë njerëzve.

Termi “islamik” shpesh përdoret për të përshkruar artin, tekstet dhe arkitekturën fetare.

Termi “islamizëm” është një ideologji fetare, fondamentaliste, politike dhe ai praktikohet nga grupime të ndryshme, si “Vëllazëria myslimane” në Egjipt dhe elita sunduese e Republikës Islamike të Iranit, e dominuar nga shi’itët.

Në Shtetet e Bashkuara, në epokën e Shtetit Islamik dhe al-Kaidë-s, termi “islamik radikal” zakonisht përdoret për mbrojtësit e krahut të dhunshëm të ideologjisë, me lidhje me vahabistët dhe salafistët e krahut fondamentalist sunive të fesë Islame.

Çfarë është radikale?

Radikale do të thotë jashtë rrjedhës së përgjithshme. Të vrasësh njerëz ngaqë janë homoseksualë, është shumë jashtë rrjedhës së përgjithshme në Shtetet e Bashkuara dhe ky nuk është thjesht një krim, por është një krim i bazuar në urrejtjen.

Por nuk ndodh kështu në vende të tjera, ku të jesh homoseksual mund të dënohesh me vdekje. Gazeta “The Washington Post” këtë javë identifikoi 10 vende ku ligji lejon vrasjen e homoseksualëve, përfshirë vende aleate me Shtetet e Bashkuara, si Afganistani, Arabia Saudite, Katari dhe Emirate e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG