Lidhje

Obama, ndryshimet klimatike dhe parqet


Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se pasojat negative të ndryshimeve klimatike janë tashmë të dukshme. Presidenti iu referua një prej parqeve më të mëdha publike në Shtetet e Bashkura. Presidenti Obama trajtoi çështjen e mbrojtes së mjedisit, gjatë një vizite këtë fundjavë në Parkun Kombëtar Josemeti, një park prej 300 mijë hektarësh në shtetin e Kalifornisë.

Parku Josemeti tërheq afër katër milionë vizitorë në vit me pyjet e tij të gjelbëruara, ujëvarat, luginat dhe kafshët e ndryshme që jetojnë aty. Presidenti ndërpreru një udhëtim të fundjavës me familjen e tij për të paralajmëruar se ndryshimi i klimës nuk është vetëm një kërcënim, por një realitet.

''Unë kam folur me disa nga rojet e pyjeve. Këtu në Josemeti, livadhet janë duke a tharë. Shpendët kanë filluar të zhvendosen në rajonet më veriore të parkut. Një sërë gjitarësh, janë të detyruar të ngjiten më lart për t’i shpëtuar temperaturave të larta. Akullnaja më e madhe e Parkut Josemeti, dikur 1.6 kilometra e gjërë, tani pothuajse është zhdukur".

Presidenti Obamaka përdorur kompetencat e tij për të mbrojtur më shumë se 100 milionë hektarë tokë dhe uji nga ndërtimet. Ai ka vendosur standardin e parë kombëtar në vend mbi ndotjen nga karboni për termocentralet, një burim i madh i ndotjes nga karboni. Por plani i tij për të ulur çlirimin e karbonit me 30 për qind, nga nivelet e vitit 2005,pas një dekade ka hasur në rezistencë në shtetet që varen nga minierat e qymyrit, si Kentaki. Kompanitë që shesin pajisje të minierave dhe të tjerat të lidhura me industrinë e qymyrit gjithashtu janë të shqetësuara.

"Ne do të transferohemi. Kjo do të jetë e vështirë për kompanitë lokaleqë janë duke u përpjekur të merren me biznes këtu sepse ato nuk kanë një shtrirje globale si ne", thotë menaxheri i kompanisë DGI Traiding në Lusivillë të shtetit Kentaki.

Ndërkohë, disa ambientalistë në Evropë po i kritikojnë Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e problemit të ndotjes në botë duke eksportuar qymyrin e saj në vende të tjera. Eksportet amerikane të qymyrit në Gjermani janë dyfishuar që nga viti 2008, duke siguruar një alternativë më të lirë ndaj gazit natyror dhe zëvendësimit të energjisë bërthamore që ka filluar të dalë jashtë përdorimit. Stefan Paul është drejt ekzekutiv me Luenen Coal.

"Qymyri amerikan luan një rol relativisht të madh në tregun evropian të qymyrit sa i përket çmimit pasi Shtetet e Bashkuara nuk përdorin aq shumë qymyr më për shkak të rritjes së përdorimit të gazit natyror në vend".

Shtetet e Bashkuara këtë vit shënojnë 100 vjetorin e themelimit të Shërbimit të Parqeve Kombëtare, një sistem që përfshin më shumë se 400 zona natyrore të mbrojtura në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG