Lidhje

Dita Botërore e Refugjatëve


Sot në Ditën Botërore të Refugjatëve, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, publikoi raportin “Prirje Globale”. Në raport thuhet se vitin e kaluar, numri i të zhvendosurve nga konfliktet dhe persekutimet në të gjithë të botën arriti shifra rekord, në65.3 milionë vetë. Kjo shifër është 5 milonë vetë më tepër se sa një vit më parë dhe kjo gjendje është në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh vendesh janë duke u mbyllur dyert e azilkërkuesve, thuhet në raport.

Komisjonerja e Lartë e OKB-së për refugjatët tha se kjo situtë duhet ndryshuar. “Situata po keqësohet, tha ajo. Ndihma humanitare mund të mbulojë vetëm disa prej nevojave minimale, por me të nuk mund të pagohet për koston e shpnezimeve të përditshme; kjo është arsyeja që njerëzit janë në gjendje mjaft të vështirë”, tha komisionerja e lartë e OKB-së.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se gjysma e refugjatëve të të gjithë botës, 21 milionë prej tyre, janë nga tre vende: Siria, Afganistani dhe Somalia. Në raport thuhet gjithashtu se 50 për qind e refugjatëve janë fëmijë, shumë prej të cilëve janë ndarë nga familjet e tyre.

23.6 milionë refugjatë dhe të zhvendosur janë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika Veriore dhe18.4 millionë refugjatë të tjerë janë nga Afrika Nënsahariane, thuhet në Raportin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

XS
SM
MD
LG