Lidhje

Trump pushon nga puna menaxherin e fushatës


Kandidati republikan për president, Donald Trump ka pushuar nga puna menaxherin e fushatës së tij, Corey Lewandowski.

"Lewandowski nuk do të punoj më me fushatën tonë," tha të hënën Hope Hicks, zëdhënëse e fushatës së republikanit Donald Trump. Zëdhënësja Hicks vlerësoi zotin Lewandowski për "punën dhe përkushtimin tij".

Corey Lewandowski, i cili ishte pjesë e fushatës së zotit Trump që nga qershori i kaluar, është perceptuar nga shumë vëzhgues politikë se ka patur marrëdhënie armiqësore me gazetarë të shumtë vendas dhe marrëdhënie të tensionuara me disa zyrtarë të Partisë Republikane.

Ai tërhoqi vëmendje të konsiderueshme pas akuzave për keqtrajtimin e një gazetareje në Florida, gjatë fushatës për zgjedhjet paraprake. Zoti Lewandowski gjithashtu ka patur një përplasje me kryetarin e Fushatës së Donald Trumpit, zotin Paul Manafort.

Sondazhet tregojnë se mbështetja për zotin Trump është në rënie dhe ai po përballet me një rezistencë nga shumë anëtarë të Partisë Republikane, të cilët janë të shqetësuar nga komentet e tij të debatueshme.

XS
SM
MD
LG