Lidhje

Vëzhgimi i trurit bëhet i lehtë


Shkencëtarë dhe inxhinierë vazhdojnë përmirësimin e aparateve që ndihmojnë mjekët për të kuptuar më mirë dhe për të diagnostikuar kushtet që ndikojnë në trurin tonë. Një nga qëllimet është për të gjetur shkaqet e sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson, të cilat ndikojnë miliona njerëz në të gjithë botën.

Që nga viti 1980, mjekët kanë përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike, apo skaner MRI, për të parë organet e pacientëve pa i ekspozuar ata për efektet e dëmshme të rrezeve X.

Një fushë magnetike e krijuar brenda tubit MRI-së nxit atomet e hidrogjenit në indet e trupit, duke i bërë ato të lëshojnë valë ose frekuenca. Këto valë mund të shndërrohen në fotot, të ngjashme me imazhet me rreze X.

Magneti i një MRI të re, ndërtuar nga kompania Siemens, ka 7 njësi Tesla, duke e bërë atë më shumë se 100,000 herë më të fuqishme se fusha magnetike e tokës.

Petter Jezzard, profesor i neuroimazheve thotë se "duke përdorur fuqinë Tesla me 7 njësi, ju mund të krijoni imazhe me rezolucion shumë të lartë, me kontrastin që duhet për të identifikuar nën-pjesët e veçanta të nukleut."

Por, edhe me rezolucion të lartë dy-dimensional, interpretimet e fotove bardh-e-zi janë mjaft të ndryshme nga interpretimet e fotove me ngjyra tre-dimensionale që mund të shihen nga të gjitha këndet.

Duke përdorur imazhe MRI të molekulave të materies së bardhë të lëngshme që lëvizin në tru, shkencëtarët në kompaninë britanike Holoxica krijuan një holograf që tregon lidhjet midis neuroneve.

Basil Ridha, neurokirurgu, thotë se “truri është një strukturë komplekse tre dimensionale dhe nganjëherë është mjaft vështirë për të përshkruar, ose kuptuar lidhjet e neuroneve. Por, duke e parë atë në 3D, mund të forcojë procesin e të mësuarit."

Imazhi holografik është ende në fazën e prototipit, por studiuesit thonë se kur të prodhohet, ai do të jetë në përputhje jo vetëm me aparatet MRI, por edhe me skanerat CT dhe ato me ultratinguj.

XS
SM
MD
LG