Lidhje

Emini: Brenda vitit kosovarët do të kenë viza për në Evropë


Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë deputetja e Lidhjes Demokratike në Parlamentin e Kosovës Njomza Emini, Kryetare e Komisionit parlamentar për integrime evropiane. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur për bisedimet e fundit me Serbinë, deputetja tha se zyrtarët serbë nuk bëjnë lëshimet e nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Lidhur me tensionet e muajve të fundit në parlamentin e Kosovës, zonja Emini tha se ato kanë dëmtuar marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe punën në parlamentin e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG