Lidhje

Nato, Shqipëria ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi


Parlamenti miratoi në unanimitet Protokollin e anëtarësimit. Në seancë i pranishëm kryetari i Parlamentit Malazez Darko Pajoviç

Në Tiranë, parlamenti shqiptar miratoi sot në unanimitet Protokollin e anëtarësimit të Malit të zi në Nato. Pas Islandës, Sllovenisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, Shqipëria është I pesti vend anëtar i Aleancës që ndërmerr këtë hap

Seanca ku u disktua dhe votua Protokolli i anëtarësimit të Malit të Zi u ndoq nga kryetari i parlamentit malazez Darko Pajoviç. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve shqiptarë, menjëherë pas votimit, zoti Pajoviç falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që I ka dhënë procesit të anëtarësimit të vendit të tij në Aleancën e Atlantikut, ndërsa e cilësoi “një hap historik dhe civilizues të Malit të Zi” të qenurit pjesë e Natos.

Në fjalën e tij ai vlerësoi edhe rëndësinë e rolit ë shqiptarëve në Malin e Zi. “Shqiptarët gjithmonë kanë qenë shtetas luajalë të Malit të Zi. Këtë e kanë dëshmuar edhe në vitin 2006 kur kanë dhënë një kontribut të madh në pavarësinë e Malit të Zi dhe këtë e tregojnë edhe në ditët e sotme me kontributin e tyre në krijimin e Malit të Zi si shtet evropian, qytetar dhe modern”, u shpreh kryetari i parlamentit malazez Pajoviç.

XS
SM
MD
LG