Lidhje

Trump përball Clinton - Cili i shtrembëron faktet?


Both Republican Donald Trump and Democrat Hillary Clinton have met some criticism from fact checkers.
Both Republican Donald Trump and Democrat Hillary Clinton have met some criticism from fact checkers.

Në garën presidenciale amerikane, republikani Donald Trump ka sulmuar në mënyrë të përsëritur jetën dhe karrierën e kundërshtares së tij demokrate, ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Verifikimi i fakteve tregon se shumë prej akuzave të tij nuk qëndrojnë. Por po ashtu, nuk qëndrojnë edhe disa nga kritikat që zonja Clinton ka bërë ndaj rivalit të saj.

Të mërkurën, ndërsa Trump ndërmorri një sulm të ashpër ndaj saj gjatë një fjalimi në Nju Jork, ai tha se zonja Clinton kishte përfituar personalisht nga pozita e saj katër vjeçare si diplomatja më e lartë amerikane, duke pranuar disa dhurata në formë gjerdanësh floriri, safari dhe diamanti nga mbretëresha e Bruneit me një vlerë prej 58 mijë dollarësh.

Verifikimi i fakteve tregon se ajo e pranoi dhuratën në emër të qeverisë amerikane dhe më pas e dorëzoi atë tek agjencia e cila merret me ruajtjen e dhuratave nga vendet e tjera. Dhurata të vogla dhe të mëdha shkëmbehen nga zyrtarët amerikanë në mbarë globin, kur ata takohen në kryeqytetet e vendeve.

Trump, e akuzoi zonjën Clinton se "pothuajse vetë" destabilizoi Lindjen e Mesme, duke vazhduar se ndërhyrja e Perëndimit në vitin 2011 në Libi, që rrëzoi diktatorin Muammar Gaddhafin, "e dorëzoi vendin" tek Shteti Islamik dhe më tej e akuzoi zonjën Clinton për një “strategji shkatërrimtare” të njoftimit para kohe të datës së largimit të trupave amerikane nga Iraku në vitin 2011.

Agjencia The Associated Press tha se këto pretendime të Trumpit "kanë pak ngjashmëri me realitetin." Agjencia e lajmeve thekson se zonja Clinton mbështeti një sulm të udhëhequr nga NATO kundër regjimit të Gaddhafit, por nuk pati një ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara. Agjencia thotë se xhihadistët e Shtetit Islamik kontrollojnë vetëm një pjesë të vogël të Libisë dhe se data e tërheqjes së trupave amerikane në Irak u caktua në vitin 2008 nga ish Presidenti George W. Bush. Zonja Clinton shërbeu në administratën e presidentit Barack Obama nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Trump, ashtu siç vepron shpesh në mitingjet elektorale, pretendon se e ka filluar karrierën e tij të biznesit me një “hua të vogël” nga i jati dhe se ai ka tani një pasuri me vlerë 10 miliardë dollarë. Disa verifikues të fakteve theksojnë se huaja ka qënë 1 milionë dollarë, se ai ka trashëguar 40 milionë dollarë dhe se ka përfituar nga garanci huash nga i jati. Vlera e pasurisë së tij është gjithashtu e debatueshme, me disa nga publikimet financiare amerikane që kanë hedhur dyshim mbi shifrën prej 10 miliardë dollarësh.

Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara janë vendi me taksat më të larta në botë, kur në fakt, ato janë vendi me taksat më të ulta në botën e zhvilluar dhe ekonomitë me rritje të shpejtë. Ai thotë se defiçiti tregëtar amerikan me Kinën është rritur në 40 për qind gjatë periudhës që zonja Clinton shërbeu si sekretare Shteti, më shumë se dyfishi i shifrës aktuale, edhe pse defiçitet tregëtare janë më shumë rezultat i vendimeve nga bizneset dhe konsumatorët në vendet respektive sesa nga politikat e diplomatëve.

Clinton, që po kërkon të bëhet presidentja e parë grua amerikane, po ashtu ka bëtë kritika që nuk qëndorjnë ndaj kundërshtarit të saj. Pas sulmit mbi karrierën e Trumpit në biznes në fillim të javës, verifikuesit e fakteve vunë në dukje se Clinton e kishte cituar me saktësi Trumpin të kishte thënë se “paga e ulët minimale nuk është gjë e keqe për një vend” . Por më tej ajo dështoi të theksojë se Trumpi ka ndryshuar mendim dhe thotë tani se nuk mund ta imagjinojë sesi dikush mund të jetojë me një pagë minimale prej 7.25 dollarësh në orë.

Verifikuesit e fakteve thonë gjithashtu se ajo i ekzagjeroi pretendimet se Trumpi mund të shesë disa nga qendrat historike më me vlerë të vendit, si Statujën e Lirisë në Nju Jork për të ulur borxhin kombëtar. Trump ka premtuar të krijojë një rritje ekonomike që do të shkurtojë borxhim prej 19 trilionë dollarësh të vendit.

XS
SM
MD
LG