Lidhje

Turistët britanikë komentojnë për rezultatin e referendumit


A British flag which was washed away by heavy rains in London on June 24, 2016. (Reuters)

A British flag which was washed away by heavy rains in London on June 24, 2016. (Reuters)

Lajmi për rezultatin e referendumit të Britanisë i gjeti shumë shtetas britanikë duke udhëtuar për turizëm drejt Evropës. Disa shprehen të trondituar nga vota për të dalë nga Bashkimi Evropian, ndërsa të tjerë mendojnë se ky do të jetë fillimi i një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Turistët britanikë që po udhëtonin drejt Parisit shprehën mendimet e tyre për rezultatin e referendumit të Britanisë në favor të largimit nga Bashkimi Evropian.

Duke mbërritur nga Londra me trenin Eurostar, disa prej tyre janë të tronditur dhe të zhgënjyer.

“Britania do të mbijetojë, por nuk mendoj se do të jetë më mirë. Janë shkaktuar përçarje ndërmjet njerëzve. Ka njëzet vjet që disa gazeta i përkufizojnë të huajt si njerëz të këqinj dhe qeverisjen që ka krijuar këtë emigracion.”

“Është për të ardhur keq. Është turp që po largohemi. Unë votova për të qëndruar dhe mendova se shumica do të vepronin kështu.”

Megjithatë, disa të tjerë thonë se janë të kënaqur me rezultatin.

“Absolutisht i kënaqur. Më në fund. Shpresoj ta bëjmë Britaninë sërish madhështore dhe të mos merremi me shpëtimin e gjithë të tjerëve. Jam shumë i kënaqur.”

“Do të jemi mjaft mirë. Mendoj se do të lulëzojmë. Votova për t’u larguar pasi mendoj se do të jetë më mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi.”

XS
SM
MD
LG