Lidhje

Sanders: Do të votoj për Hillary Clinton


Kandidati demokrat për president, Bernie Sanders tha sot se ai do të votojë për zonjën Hillary Clinton në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Senatori Sanders tha në programin Morning Joe të rrjetit MSNBC se një nga qëllimet e tij është të ndalet rivali Donald Trump për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë si president.

Senatori i Vermontit tha se do të bënte gjithçka ishte e mundur për të mposhtur zotin Trump. Ai tha se do të ishte fatkeqësi nëse zoti Trump zgjidhet.

Senatori Sanders vazhdon fushatën me fjalime që ai mban në tubime të ndryshme edhe pse zonja Clinton siguroi në fillim të qershorit numrin e nevojshëm të delegatëve për të marrë emërimin e Partisë Demokrate. Ai hodhi poshtë idenë se duhet të tërhiqet përpara kuvendit demokrat.

Senatori tha se prania e tij në fushatë ka për qëllim të përfshijë popullin amerikan në procesin politik.

XS
SM
MD
LG