Lidhje

Papa bën homazhe për 1.5 milionë armenët e vrarë në 1915


Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, Papa Françesku bëri sot homazhe për 1.5 milionë armenët e vrarë në vitin 1915, një ditë pasi dënoi vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë, duke i quajtur ato “gjenocid”, term që e zëmëroi Ankaranë një vit më parë.

Papa Françesku, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Armeni, përdori fjalët armene "Metz Yeghern (e keqja e madhe), por shtoi në tekstin e tij të përgatitur fjalën "gjenocid "për t'iu referuar asaj që ai e quajti "e para në serinë e katastrofave të dhimbshme të shekullit të kaluar”.

Ende nuk ka patur reagime nga Turqia, e cila vitin e kaluar e thirri menjëherë ambasadorin e saj nga Vatikani, kur Papa përdori fjalën “gjenocid”.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë janë vrarë nga turqit osmanë midis viteve 1915 dhe 1917. Shumë studiues e kanë cilësuar ngjarjen si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

XS
SM
MD
LG