Lidhje

Britania, një zgjim me dhimbje koke


Disa analistë në Britani e krahasuan mëngjesin e së shtunës si zgjim me dhimbje koke, pas referendumit për lagimin nga Bashkimi Evropian, që solli një tërmet financiar dhe politik.

Mediat sociale nuk kanë pushuar me postimet që tregojnë zemërim dhe shqetësim nga ata që votuan për qëndrimin në BE me hashtag në Twitter si #whathavewedone, çfarë kemi bërë. Një tjetër postim është karikatura me ishujt britanikë të vetme në glob me mbishkrimin “Të lirë, më në fund” dhe “Kë do të fajsojmë tani për problemet tona?”.

Disa media, duke përdorur frazën e re “regresxit” “Pendim për largimin” citojnë ata që votuan për largimin, duke thënë se tani ata janë penduar për vendimin duke parë ndikimin e menjëhershëm në vend.

Ndërsa anketat para votimeve të së enjtes tregonin avantazhin e kampit për të qëndruar në BE, rezultatet e së premtes ishin një e papritur për shumë të tjerë, përfshi ata që votuan për largimin nga blloku prej 28 vendesh.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG