Lidhje

Tiranë, përfundojnë hetimet për "Grupin e Zjarrit"


Prokuroria për Krimet e Rënda përfundoi hetimet per “Grupin e Zjarrit”, të dyshuar për vrasjen e një polici në Lazarat.

Në përfundim të një procesi të gjatë hetimi Prokuroria dërgoi sot për gjykim 11 të pandehur të dosjes “Lazarati 2”, të gjithë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, të lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Ibrahim Basha.

Nga hetimi del se një grup të rinjsh, nën drejtimin e Arbjon dhe Alban Alikos, kanë sulmuar forcat e policisë, në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, së bashku me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policinë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i drogës.

Tani do të jetë gjykata ajo që do të vendosë mbi fajësinë dhe masën e dënimit ndaj tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG