Lidhje

Spanjë, përsëriten zgjedhjet


Parlamenti spanjoll, Madrid
Parlamenti spanjoll, Madrid

Spanjollët po votojnë sot në zgjedhje të përsëritura ndërsa Spanja përpiqet të dalë nga gjendja e vështirë politike që e ka lënë vendin pa qeveri që nga dhjetori, kur zgjedhjet parlamentare nuk i dhanë shumicën asnjë partie për të formuar qeverinë.

Udhëheqësit politikë janë përpjekur që nga dhjetori për të formuar një koalicion udhëheqës, por përpjekjet për të dalë me një kandidat të mirë për kryeministër kanë dështuar.

Anketat e fundit tregojnë se votimet e sotme do të jenë të ngjashme me ato të fundit. Disa vëzhgues, megjithatë, thonë se ligjvënësit tani do të jenë më të gatshëm për kompromis.

Muajin e kaluar, mbreti Felipe e shpërndau parlamentin pas skadimit të afatit që parlamenti të formonte një qeveri. Është hera e parë që Spanja përsërit zgjedhjet që nga viti 1975, kur u bë demokraci.

XS
SM
MD
LG