Lidhje

Përsëritja e zgjedhjeve në Spanjë


Kryeministri spanjoll në detyrë, Mariano Rajoy, thotë se grupimi i tij politik, Partia e Popullit, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e përsëritura parlamentare të së dielës, dhe për rrjedhojë edhe të drejtën për të qeverisur.

Përsëritja e zgjedhjeve parlamentare të dielën u bë për shkak të zgjedhjeve me rezultat të paqartë të zhvilluara në muajin dhjetor, të cilat krijuan një periudhë 6-mujore negociatash të dështuara për formimin e qeverisë.

Megjithëse zoti Rajoy pretendon se ka fituar, realisht ai ndodhet në të njëjtat pozita si pas zgjedhjeve të dhjetorit. Partisë së tij do t’i duhet të rikthehet në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë që mendohet të jetë një proces i vështirë.

XS
SM
MD
LG