Lidhje

Çikago, sukesi i një kompanie që punëson refugjatë

  • Kane Farabaugh

Që nga viti 1975, në Shtetet e Bashkuara janë vendosur më shumë se 3 milionë refugjatë. Programi amerikan për refugjatët po zgjerohet, ndërsa më shumë njerëz largohen nga dhuna, trazirat dhe lufta në Lindjen e Mesme. Një prej tipareve më të rëndësishme të këtij programi është edhe të qënit të pavarur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, njofton nga Çikago se si një kompani në atë qytet ofron një pjesë të ëndërrës amerikane për refugjatët.

Mark Schulman kujton atin e tij të ndjerë, Eli.

“Im atë thoshte gjithmonë, nga bamirësia nuk ke kurrë keq.”

Duke patur këtë mendje, Schulman i menaxhoi restorantet dhe kompaninë e tij, Eli’s Cheesecakes, që është bërë një ëmbëlsirë e njohur për njerëzit e framshëm.

“Me krenari mbaj orën Cartier që Sinatra i dërgoi tim ati në vitin 1987. Kemi bërë tortën për 50 vjetorin e ditëlindjes së Hillary Clinton, kur ajo ishte në Çikago me presidentin e atëhershëm, Bill Clinton.”

Ndërsa shumë produkte të Schulman gjenden në menunë e restoranteve dhe frigoriferët e ushqimoreve në mbarë vendin, janë të paktë ata që e dinë se sekret i suksesit të kompanisë së tij nuk është se si bëhen prodhimet me dorë, por të kujt janë duart në prodhimin e ëmbëlsirave.

“Njerëzit na thonë gjithmonë: “Jeni një kompani mjaft e mirë sepse punësoni refugjatë, ndërsa unë u përgjigjem se jemi një kompani e zgjuar”, - thotë Marc.

Nga 220 punonjës në Elit, 15 përqind janë refugjatë. Mes tyre është edhe Elias Kasonga, që ju largua trazirave në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1990.

“Isha student në Universitetin Lubumbashi, kur erdhi regjimi i diktatorit të atëhershëm Mobutu dhe masakroi studentët. Nuk kisha zgjidhje veçse të largohesha,”- kujton ai.

Një vend pune tek Eli, ishte gjithçka për Kasonga-n kur ai filloi një jetë të re në Amerikë.

“Nuk kisha diplomë, eksperiencë dhe praktikisht asgjë. Kompania Eli Cheesecake provoi shansin me mua dhe unë u përpoqa me sa munda, për të punuar mirë.”

Kasonga tani është menaxher blerjesh dhe shërben në bordin e drejtuesve në grupin jofitimprurës Refugee One, që ndihmon refugjatët të fillojnë jetë të re në Amerikë.

Gjatë 25 viteve të fundit, në Eli’s Cheesecakes janë punësuar me qindra refugjatë. Kompania u nderuar për këtë në fillim të vitit nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filipo Grandi,. Zoti Schulman thotë se punishtja e tij e ëmbëlsirave, në njëfarë mënyre, pasqyron Kombet e Bashkuara.

“Kur viziton punishten, shikon valët e ndryshme të refugjatëve që janë punësuar atje: nga Bosnja, nga Kongo apo nga Iraku...”

Ai është i përgatitur për valën tjetër të refugjatëve nga Siria, nëse ata dëshirojnë dhe kualifikohen për të të punuar aty.

Presidenti Barack Obama ka në plan të sistemojë rreth 10 mijë refugjatë sirianë në Shtetet e Bashkuara deri në tetor, dhe më shumë vitin që vjen. Qindra vetë pritet të shkojnë në Çikago, sikurse bëri dikur edhe familja e Eli Schulman-it më shumë se njëqind vjet më parë.

“Prindërit e tij, motra dhe vëllai erdhën nga Evropa Lindore, nga Rusia dhe Polonia. Ata erdhën si refugjatë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1907”, - thotë Marc

XS
SM
MD
LG