Lidhje

Rusia akuzon një veprimtare në bazë të ligjit për agjentë të huaj


Moscow

Moscow

Organizata Human Rights Watch thotë se Rusia për herë të parë ka akuzuar një aktiviste të të drejtave të njeriut se ka shelur ligjin e paqartë rus mbi "agjentët e huaj".

Të hënën, autoritetet ruse informuan Valentina Cherevatenkon, kryetare e bordit koordinues të shoqatës "Gratë e Donit të Bashkuar", se kishin ngritur padi penale kundër saj.

"Çështja kundër Valentina Cherevatenkos përbën rastin e parë që një procedim penal për mospajtueshmëri me ligjin e "agjentëve të huaj” ngrihet kundër një mbrojtëse të të drejtave të njeriut ", tha Hugh Williamson, zyrtar i organizatës Human Rights Watch për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Autoritetet ruse thanë se zonja Cherevatenko ishte në dijeni se duhej të regjistronte organizatën e saj si një "agjente i huaj", sepse ka marrë fonde të huaja, por e kishte lënë pas dore këtë.

Autoritetet ruse e kanë përdorur ligjin për "agjentët e huaj" që nga viti 2012 për të futur në listën e zezë grupe që marrin fonde ndërkombëtare dhe angazhohen në aktivitete që konsiderohen politike. Ligji i paqartë nënkupton se aktivitete të tilla janë kundër Rusisë dhe është aplikuar për më shumë se 100 organizata ruse, shumë prej të cilave shoqata bamirëse që janë detyruar të zvogëlojnë ose ndërpresin aktivitetet e tyre.

Ligji u jep prokurorëve fuqinë për të mbyllur çdo organizatë të huaj dhe ndërkombëtare në Rusi që konsiderohet si kërcënim, dhe gjobisin apo burgosin çdo shkelës të përsëritur rus deri me gjashtë vjet burgim.

"Agjentë të huaj" është një term nga periudha sovjetike për spiunimin dhe tradhtinë.

XS
SM
MD
LG