Lidhje

UNICEF, raport mbi gjendjen e fëmijëve


Gati 70 milion fëmijë nën moshën pesë vjeçare mund të vdesin deri në vitin 2030, nëse qeveritë dhe partnerët e tyre nuk do të shtojnë përpjekjet për të përmbushur objektivat e zhvillimit, paralajmëron agjencia e OKB-së, UNICEF.

Në raportin e saj vjetor mbi gjendjen e fëmijëve,lëshuar të martën, UNICEF u kërkon qeverive, dhuruesve dhe OJQ-ve që të përqëndrohen tek fëmijët më të pafavorizuar dhe të mbyllin boshllëqet, duke i dhënë të gjitha të rinjve një shans më të mirë në një të ardhme të ndritshme.

"Këto pabarazi të mëdha dhe rreziqe bëjnë më shumë sesa shkelin të drejtat dhe të rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve të veçantë. Ato përjetësojnë ciklet e varfërisë dhe pabarazisë dhe minojnë stabilitetin e shoqërive,madje edhe sigurinë e popujve kudo," thotë në raportdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake.

Kriza e migrimit dhe refugjateve që ndikon Evropën është një shembull se si pabarazitë janë duke nxitur paqëndrueshmëri globale, tha Justin Forsyth, zëvendës drejtor ekzekutiv i UNICEF-it.

"Një kombinim i qeverisjes së dobët, konfliktit, por edhe pabarazisë është duke nxitur paqëndrueshmëri, e cila është duke nxitur lëvizjen masive të njerëzve", tha ai mbi emigrantët në lëvizje nga Afrika e Veriut.

Zoti Forsyth thotë se situata mund të përmirësohet me investime të vogla në shëndetësi dhe arsim. "Me pak investime ne mund të shpëtojmë deri në 147 milionë fëmijë nga vdekja nën pesë vjeç.”

UNICEF-i është duke u bërë thirrje vendeve për të hartuar plane kombëtare për të plotësuar objektivat që kanë marrë për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

XS
SM
MD
LG