Lidhje

Energji, Shqipëria lidhet me Kosovën


Përfundon ndërtimi i linjës së interkoneksionit 400 kilovolt mes dy vendeve. Kryeministrat Rama e Mustafa: po shkohet drejt një tregu të përbashkët energjitik

Shqipëria dhe Kosova inuaguruan sot përfundimin e punimeve të linjës energjitike së interkoneksionit mes tyre, ndërtimi i së cilës u financua nga Banka gjermane për zhvillim Kfw. Ndërtimi i saj u konsiderua si një projekt strategjik nga kryeministrat e të dy vendeve, të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Lidhja e re i krijon mundësi Shqipërisë dhe Kosovës që të zhvillojnë një treg të përbashkët duke shfrytëzuar burimet e ndryshme të energjisë.

Linja e interkoneksionit 400 kV Shqipëri - Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Në këtë pjesë, punimet u mbyllën që vitin e shkuar, ndërsa sot u inaugurua përfundimi i segmentit në Shqipëri, duke shënuar kështu përmbylljen e të gjithë projektit. Financimi i tij u sigurua nga Banka gjermane për Zhvillim Kfë me afro 70 milion euro, nga të cilët 29 në pjesën e Shqipërisë, duke qenë se për segmentin e parë Tiranë-Vau i Dejës, 80 kilometra i gjatë, u shfrytëzua linja ekzistuese me Malin e zi.

Përfundon ndërtimi i linjes energjitike Shqipëri-Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Ky projekt, vlerësohet të ketë një impakt të rëndësishëm në rritjen e kapacitetit të shkëmbimit të energjisë elektrike midis dy vendeve, por dhe me ato të rajonit, krijimin e mundësive më të mira tregtare për shkëmbime të energjisë dhe tranzite në rrjetin rajonal, si dhe shfrytëzimin më të mirë të burimeve të ndryshme që të dy vendet kanë. Për këtë arsye të dy kryeministrat ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Isa Mustafa i mëshuan rëndësisë strategjike të projektit

Clipp “Nëse në Kosovë, 97% e energjisë vjen nga termocentralet, në Shqipëri, pothuajse e gjithë energjia prodhohet nga hidrocentralet. Mjafton pamja e dy anëve të kësaj medaljeje për të kuptuar se çfarë rëndësie strategjike ka që ne të punojmë pa reshtur​, që burimet e njëri-tjetrit t’i vëmë në shërbim të njëri-tjetrit e kështu, nga dy shtete me burime të padiversifikuara, kthehemi në një hapësirë me burime të diversifikuara, që funksionojnë në mënyrë komplementare me njëra-tjetrën”

Për kryeministri Rama, linjë e interkoneksionit krijon premisat për një treg të përbashët energjitik. Në të njejtën linjë ishte dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

Clipp “Linja e interkoneksionit të energjisë, të cilën po e inaugurojmë sot, vlerësojmë se është rrugë e jetës së ekonomisë, është frymëmarrje energjetike që siguron stabilitet kompanive biznesore, është një arterie e rëndësisë së veçantë për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona”

Vitin e ardhshëm pritet që të nisë dhe ndërtimi i një tjetër linje interkoneksioni, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, falë një financimi nga Bashkimi europian, si pjesë e mbështetjes së ndërlidhjes rajonale energjitike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe pjesës tjetër të Europës.

XS
SM
MD
LG