Lidhje

19 vjetori i kalimit të Hong Kongut në kontrollin e Kinës


Hong Kong 19th Anniversary protest march.
Hong Kong 19th Anniversary protest march.

Dhjetëra mijëra protestues mbushën sot rrugët e Hong Kong, pasi qyteti shënoi 19 vjetorin e e kalimit të kontrollit nga Britania tek Kina.

Turma të mëdha protestuan ndaj mandatit të dytë, të shefit ekzekutiv të Hong Kongut, Leung Chun-ying, dhe kundërshtuan pakësimin e autonomisë së qytetit. Autonomia e Hong Kongut është bërë një çështje më e madhe që nga rasti i pesë librashitësve që u morrën në paraburgim nga autoritetet dhe u mbajtën në Kinë për disa muaj.

Një nga shitësit, Lam Wing-kee, i cili kohët e fundit mundi të kthehet në Hong Kong, tha se gjatë shtatë muajve në Kinë u mbajt pothuajse në izolim të plotë dhe marrjen në pyetje e cilësoi si torturë mendore. Ai ishte planifikuar për të udhëhequr marshimin, por më vonë u tërhoq, duke thënë se kishte frikë për sigurinë e tij.

Ndërsa mijëra vetë marshuan në shenjë proteste, rreth 1,000 banorë të Hong Kongut së bashku me shefin ekzekutiv Leung dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë morrën pjesë në një ceremoni për ngritjen e flamurit.


Shumë banorë kundërshtojnë mbikëqyrjen nga qeveria kineze dhe besojnë se shefi ekzekutiv Leung është i lidhur me Pekinin. Sipas sondazhit më të fundit, popullariteti i zotit Leung ka rënë në 19 për qind.

XS
SM
MD
LG