Lidhje

Greqi, policia bllokon kamionë me mallra te vjedhura


Policia greke thotë se ka arrestuar katër persona të cilët u janë deklaruar autoriteteve greke si zyrtarë të doganave shqiptare të cilët akuzohen për lidhje me një grup grabitësish sendesh në Greqi. Sipas policisë greke ndalimi u bë në zonën Konicë-Janinë, afër kufirit shqiptar.

Policia greke tha se forcat policore greke vunë re në segmentin Konicë - Janinë se një autoveturë ku ndodheshin katër shqiptarët shoqëronte dy kamionë tregëtarë. Pas sinjalit të policsë greke autovetura shqiptare nuk i është bindurr kontrollit dhe ka devijuar rrugën për t`i shpë tuar policisë, por më pas është kapur.

Policia greke ka arrestuar më pas edhe dy shoferët në kamionët e të cilë ve janë gjendur mjete dhe pajisje të cilat dyshohet se janë vjedhur në rajone të ndryshme të Greqisë.

Traktorë të vegjë bujqësorë dhe mjete bujqësore janë identifkuar si të vjedhrua në zonën e Atikës gjatë majit dhe qershorit të kë tij viti, thanë burimet policore greke ndërkohë që po vijon puna për evidentimin e sendeve të tjera të vjedhura si aparate celularë ,pasjisje elektrike, kompjuter etj.

Prokurori i Janinës po heton aktivitetin e një grupi shqiptarësh që grabiste sende në Greqi dhe i transportonte në Shqipë ri me që llim pë r ti rishitur. Sipas burimeve greke pritet të hetohet edhe roli i 4 perosnave që janë deklaruar si zyrtarë të doganës shqiptare në këtë aktivitet kriminal.

Drejtoria Shqiptare e Doganave nuk ka dhë në ende ansjë koment për ngjarjen dhe mundësinë e përfshirjes së personelit të saj në një aktivitet të tillë kriminal.

XS
SM
MD
LG