Lidhje

Fushata presidenciale zhvendoset në Karolinën e Veriut


Në Shtetet e Bashkuara, fushata presidenciale zhvendoset sot në shtetin e Karolinës së Veriut, ku republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton do të të mbajnë atje tubime. Zoti Trump do të flasë sonte në Raleigh, kryeqytet i këtij shteti.

Pak orë para tij, zonja Clinton do të flasë në qytetin Charlotte. Me të do të jetë edhe Presidenti Barak Obama. Do të jetë hera e parë që ai bën fushatë në mbështetje të zonjës Clinton, e cila shërbeu si sekretare shteti gjatë mandatit të tij të parë.

Zoti Obama po e mbështet kandidaten Clinton, në përpjekje për të mbajtur një presidente demokrate në Shtëpinë e Bardhë, me synimin për të vazhduar politikat e administratës së tij.

Zoti Trump nuk është mes atyre që mendojnë se administrata Obama ka punuar mirë. Në muajin maj, ai e quajti zotin Obama "presidentin më të keq në historinë e SHBA.”

Ai i ka kritikuar në mënyrë të përsëritur si Presidentin Obama ashtu edhe kandidaten Clinton.

XS
SM
MD
LG