Lidhje

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian


Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk përsëriti sot se nuk do të ketë negociata "të asnjë lloji" lidhur me kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, derisa qeveria britanike të njoftojë zyrtarisht BE-në mbi synimin e saj për t’u larguar.

Zoti Tusk tha gjithashtu se të kesh qasje në tregun e BE-së, do të thotë të pranosh katër liritë, duke përfshirë lirinë e lëvizjes.

Ai pranoi ndërkohë se "shumë njerëz në Evropë janë të pakënaqur me gjendjen e tanishme."

Nga ana e tij, Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, tha se tani nuk është koha për reforma të thella institucionale apo për rishikimin e traktateve.

Ai tha se ishte i habitur nga fakti që "fushatës Brexit i duhen disa muaj për të ditur se si do të veprojë."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG